Anëtarët e G7 sot u zotuan se do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Liderët mbajtën një samit ditën e sotme së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të martën.
G7 premtoi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore. Samiti i sotëm u mbajt pas sulmeve ditën e djeshme në Ukrainë, të cilat goditën 20 qytete, 12 rajone dhe shkaktuan 19 viktima.
Mbi 100 persona mbetën të plagosur, përkatësisht 105 civilë.
/abcnews.al