Vendet më të industrializuara të botës të njohura si grupi G7 mbajten këtë të hënë një takim urgjent për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës. Pavaresisht raportimeve te mediave nderkombetare per mundesine e marrjes se nje vendimi per lirimin e Rezervave Strategjike te Nafes, dikca e tille nuk ndodhi ne kete mbledhje sipas deklarates se leshutar nga G7. Ministrat e Energjitikes se vendeve anetare te G7 pritet te mbajne nje tjeter takim kete tem arte.
Përshkallëzimi I konfliktit në Lindjen e Mesme ka bërë që nafta të regjistrojë çmime rekord duke tejkaluar 100 dollarë për fuci. Ky çmim rezulton të jetë më I larti I regjistruar në katër vitet e fundit ndërsa hera e parë që kaloi këtë shifër ishte në kohën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Presidenti Amerikan Donald Trump reagoi pasi cmimi I naftes kaloi mbi 100 dollare per fuqi ne hapje n e bursave kete te hene duke shkruar ne ne Truth Social se një rritje në “çmimet afatshkurtra të naftës” ishte një “çmim shumë i vogël për t’u paguar” për shkatërrimin e kërcënimit bërthamor të Iranit. Pervec cmimeve aktuale, edhe cmimet e kontratave te ardhshme te naftes dhe Benzines kane perjetuar nje rritje te ndjeshme me Tregtaret qe shqetesohen se se lufta në Iran do të çojë në kufizime të zgjatura në rrjedhën e naftës në të gjithë globin – veçanërisht pasi lufta është përhapur në vende të tjera në Lindjen e Mesme, duke përfshirë sulme ndaj rafinerive të afërta në rajonin e pasur me naftë.
Ndërprerjet e mëdha në furnizimin me energji nga rajoni kërcënojnë të rrisin çmimet për konsumatorët dhe bizneset në të gjithë botën.
Rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë zakonisht transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit. Por trafiku përmes këtij kalimi të ngushtë është ndalur pothuajse që kur filloi lufta më shumë se një javë më parë. / abcnews.al /


