Shtatë shtetet më të fuqishme anëtare të G7-ës kanë vendosur të kufizojnë aksesin në ar nga Banka Qendrore e Rusisë, sipas gazetës gjermane Bild.
Ndërkohë, sipas Finacial Times udhëheqësit e G7-ës kanë rënë dakord të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të shitur rezervat e saj të arit për të mbështetur monedhën e saj.
Kjo vjen si një përpjekje për të penguar çdo tentativë të Moskës të shmangë sanksionet ekonomike të vendosura nga Perëndimi. Lëvizja vjen pasi qeveria e Biden dhe qeveritë Evropiane do të fokusohen edhe më tëj në shtrëngimin e sanksioneve të vendosura në fillimin e luftës ruse ndaj Ukrainës.
“Udhëheqësit e G7 dhe BE-ja do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të forcuar rezervat e saj globale për të mbështetur ekonominë ruse, e cila do të ndihmojë në financimin e luftës. Ndër të tjera, ata e bëjnë të qartë se çdo transaksion i lidhur me arin në lidhje me Bankën Qendrore të Federatës Ruse do të ndikohet nga sanksionet ekzistuese,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Një zyrtar i lartë i qeverisë Biden tha se rezervat e arit të Rusisë ka të kenë një vlerë midis 100 miliardë deri në 140 miliardë dollarë./abcnews.al/