G7 kërkon të vendosë çmim tavan për naftën, Rusia: Do të pezullojmë furnizimet

schedule10:06 - 2 Shtator, 2022

schedule 10:06 - 2 Shtator, 2022

Përpara një takimi të G7 për të diskutuar vendosjen e një tavani për çmimin e naftës ruse, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se Moska nuk do të furnizojë më vendet që zgjedhin të zbatojnë kufizime të tilla, shkruan CNN.

“Nëse vendosin kufizime mbi çmimet, ne thjesht nuk do të furnizojmë më me naftë dhe produkte nafte kompanitë ose shtetet që vendosin kufizime pasi ne nuk do të punojmë në mënyrë jo konkurruese”, tha Novak, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ministrat e financave të G7 pritet të takohen të premten për të diskutuar vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse.

“Kjo është mënyra më efektive, për të goditur rëndë të ardhurat e Putinit dhe duke bërë këtë do të rezultojë në një rënie jo vetëm të të ardhurave të naftës së Putinit, por edhe në çmimet globale të energjisë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Novak i quajti propozimet për të vendosur kufizime “plotësisht absurde” dhe tha se ato mund të shkatërrojnë tregun global të naftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!