G7 do t’i kërkojë OBSH-së hetim të ri mbi origjinën e koronavirusit

schedule08:38 - 10 Qershor, 2021

schedule 08:38 - 10 Qershor, 2021

Drejtuesit e G7, të cilët do të takohen të premten në Cornwall, Angli do të bëjnë thirrje për hetim të ri dhe transparent të OBSH- së për origjinën e koronavirusit.

Kërkesa është iniciuar nga administrata e Joe Biden dhe pason vendimin e presidentit amerikan për të zgjeruar hetimin amerikan për origjinën e pandemisë, pasi janë të gjitha dyshimet për daljen e mundshme të virusit nga një laborator i Wuhan.

I njëjti vendim u zbulua nga një draft i deklaratës së samitit BE-SHBA, një çështje që është shumë afër zemrës së administratës amerikane. G7, sipas asaj që shkruan Bloomberg, i cili ka parë draftin e njoftimit përfundimtar për shtyp, gjithashtu do të marrë përsipër të shpërndajë një miliard doza të vaksinës anti-Covid në të gjithë botën gjatë vitit 2022. g.v/abcnews.al