G7 dhe BE pritet të dhurojnë mbi 150 milionë doza vaksinash për Covax

schedule20:39 - 18 Maj, 2021

schedule 20:39 - 18 Maj, 2021

Vendet anëtare të G7-s dhe anëtarët e BE-së do të dhurojnë më shumë se 150 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në vendet që nuk kanë qasje në një përpjekje për të kapërcyer pjesërisht pabarazinë e vaksinave përballë pandemisë.

“Kjo shifër mund të arrihet nëse grupi i shtatë vendeve më të pasura në botë dhe anëtarët e Bashkimit Europian ndajnë vetëm 20% të vëllimeve në dispozicion në qershor, korrik dhe gusht”, sipas UNICEF.

Vaksinat antiCOVID-19 vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për shkak të mungesave të prodhimit dhe sistemi ndërkombëtar Covax është shumë larg arritjes së qëllimit për të siguruar imunizimin e 20% të popullsisë së vendeve  deri në fund të vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!