“Fytyra më dukej e çuditshme”, Eva Mendes rrëfen pasiguritë që përjetoi si një aktore e re

schedule12:45 - 10 Maj, 2021

schedule 12:45 - 10 Maj, 2021

Eva Mendes po inkurajon njerëzit të vlerësojnë veten e tyre në çdo etapë të jetës. 47 vjeçarja ka rrëfyer për herë të parë se ndihej keq me veten në fillimet e saj të karrierës si aktore. Si një 26 vjeçare, ajo tregoi se nuk i pëlqente fytyra dhe e kritikonte shpesh pamjen e saj.

Eva Mendes reveals 'struggle' with food, why she won't share new photos of  Ryan Gosling

“Sapo hasa në këtë fotografi nga një film që ishte gati 20 vjet më parë. Mbaj mend që pashë këtë foto në atë kohë dhe mendova se fytyra dhe struktura e kockave dukej e çuditshme…e dini, gjithë ato pasiguri që një 26 vjeçare mund të ketë.”, shkroi nëna e dy fëmijëve.

Why Eva Mendes Doesn't Share Photos of Her Two Daughters | POPSUGAR Family

Megjithatë, kjo e ka bërë të reflektojë dhe ta pranojë veten ashtu siç është. Më parë, aktorja u shpreh se ndërsa po shkon drej të 50-ave, tha se ndihej krenare që po plaket. “Faleminderit Zotit që po plakem. Kjo do të thotë që jam akoma këtu. Unë do të bëhem 46 shpejt dhe mirënjohëse çdo ditë që jam duke u plakur.”, tha aktorja. /abcnews.al