Fyerjet e tifozëve të Interit ndaj Lukakut, klubi zikaltër gjobitet nga federata

schedule16:35 - 1 Nëntor, 2023

schedule 16:35 - 1 Nëntor, 2023

Inter është dënuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh nga Federata Italiane e Futbollit për fyerjet fyese të drejtuara ngaj Romelu Lukaku, gjatë ndeshjes të së dielës mes Interit dhe Romës në “San Siro”.

Edhe pse mendohej se gjoba do të vinte prej bilbilave që tifozët zikaltër kishin marrë për të ushtruar presion psikologjik mbi sulmuesin belg duke e fërshëllyer, në fakt ndodhi për tjetër veprim.

Edhe Roma nuk doli pa u lagur, pasi klubi kryeqytetas u gjobit me 3 mijë euro për një vonesë afro tre minutash për rifillimin e pjesës së dytë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!