TIRANË- Në seancën e kësaj të enjteje, Kuvendi i Shqipërisë u karakterizua me akuza, fyerje dhe etiketime mes deputetëve, ku protagonistë kryesorë ishin Ina Zhupa nga PD dhe Erion Braçe nga Partia Socialiste.
Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Real Story”, tha se situata në Kuvendin e Shqipërisë është tragji-komike dhe palët politike thjesht aktrojnë në sy të shqiptarëve.
Sipas Gjikondit, Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një vatër hipokrizie, mashtrimi dhe modeli i përhapjes së dhunës fizike dhe verbale.
“Janë të përcaktuar dhe aktorët, edhe nga krahu I majtë, dhe nga krahu I djathtë. Nga krahu i djathtë i ke qesharakë dhe tragjikomikë, kurse nga e majta ke shumë Juda, ndryshe hiqen, ndryshe bëjnë. Është tragjike dhe komike situata në Kuvend. Biles, duke parë këtë lloj parlamenti si ka përfunduar, do ishte mirë, që zoti Rama më mirë të shikonte mbylljen Parlamenti, sesa mbylljen e TikTok. Në raste se është një vatër hipokrizie, mashtrim, përhap modele dhune fizike verbale është Parlamenti shqiptar”, tha ajo.
Ajo e quajti totalisht të papërshtatshëm fjalorin e Zhupës, e cila fyeu hapur kolegun e saj socialist, duke përdorur fjalor banal.
Sipas Gjikondit, këto deputetë janë shëmbëlltyra e Berishës dhe të gjithë synojnë t’i bien në sy për zgjedhjet e ardhshme, për shkak të listave të mbyllura.
Nuk e di se si një grua në Parlament arrin të përdorë një fjalor pezhorativ dhe emocionale për keq. Ata janë shëmbëlltyra të Berishës, ai i karikon, ngaqë janë dhe lista e mbyllura, të gjithë duan të bëhen të zellshëm dhe më agresiv se ai, por një femre nuk i shkon të përdor atë fjalori atë lloj ligjërimi, skena më e shëmtuar ishte ajo që gjatë kohës që i fliste Braçes, Noka e duartrokiste”, tha ajo./abcnews.al