Fyerje raciste për Vinicius gjatë Atletico Madrid-Real Madrid: Prokuroria hyn në skenë

schedule19:04 - 23 Shtator, 2022

schedule 19:04 - 23 Shtator, 2022

Prokuroria Provinciale e Madridit ka nisur një procedurë hetimore në lidhje me koret me ngjyrime raciste të dëgjuara brenda dhe jashtë “Wanda Metropolitano” ndaj Vinicius.

Siç raporton “AS”, në procedurën hetimore, të hapur pas denoncimit të Lëvizjes Kundër Intolerancës, prokurori kërkon që policia të analizojë të dhënat e këtyre ngjarjeve për të identifikuar personat që kanë përdorur fyerje raciste dhe ta informojë nëse këta persona kanë çdo lloj marrëdhënieje me grupe të dhunshme ose lëvizje ideologjike ekstremiste ose nëse janë identifikuar edhe në një seri tjetër incidentesh ose shkeljesh të natyrës së ngjashme.

Në të njëjtën kohë, ai kërkon nga policia të kontrollojë nëse brenda stadiumit janë përsëritur më shumë episode me konotacione raciste ndaj një lojtari të Real Madridit . Po kështu, ai kërkon informacion nga shërbimet e sigurisë së Atletico Madrid që mund të ndihmojnë në sqarimin e fakteve, si dhe raportin e arbitrit të ndeshjes. Në parim, Prokurori Publik përpiqet të konstatojë nëse është kryer një vepër penale në lidhje me ushtrimin e të drejtave themelore dhe lirive publike./ h.ll/abcnews.al