“Futuni sërish 5 tampona”/ Guerrils replikojnë: Partizan-46, virusi më i rrezikshëm

schedule11:53 - 11 Korrik, 2020

schedule 11:53 - 11 Korrik, 2020

Derbit i mungoi spektakli i tribunave, por ngacmimet ishin te pashmangshme. Fanatics kishin menduar të dilnin në terren dhe të përcillnin mesazhin tyre ngacmues, që sigurisht u përçua në rrjetet sociale dhe u bë lajm nga shumë media.

Ultrasit bardheblu kishin menduar të hapnin një plagë të pashëruar të Partizanit, humbjen 5-1 që Tirana ua shkaktoi fazën e tretë të kampionatit. “Këtij ekipi me korona, futi prap nja 5 tampona! Ju, barsoleta jetës sime!”, shkruanin në banderolë Fanatics.

Në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1, madje Tirana ishte duke humbur deri kur shënoi gol Ernest Muçi në minutat shtesë. Pas barazimit, Guerrils gjetën mundësin t’u kthenin reston rivalëve të tyre: “Sakrificë, grintë, karakter! Partizan-46 virusi më i rrezikshëm në qarkullim”. /abcnews.al