Futi në “sherr” PSG dhe Real Madrid, Pioli i vë vulës të ardhmes së Leaos

schedule10:45 - 30 Maj, 2022

schedule 10:45 - 30 Maj, 2022

Rafael Leao ka futur në “sherr” Real Madrid dhe PSG, pasi të dy ekipet kërkojnë shërbimet e tij, por Milan nga ana tjetër do tregohet gjakftohtë ndaj ofertave të tyre.

Në një deklaratë për “Che tempo che fa” tekniku i kuqezinjve ka theksuar se sulmuesi do të qëndrojë në Itali dhe nuk do të largohet nga Milan.

“Leao qëndron në Milano. Duhet të punosh shumë me të, pasi ka ende shumë vend për përmirësim,” deklaroi tekniku.

22-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë në 42 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Sulmuesi ka kontratë deri në verën e 2024-ës me Milanin dhe vlera e tij aktualisht është 50 milionë euro, por pavarësisht shifrës për portugezin kanë shfaqur interes disa gjigantë europian, siç janë Real Madrid dhe PSG. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!