Futi në “kurth” ish të dashurin, Lakra: Sebastiani i dërgoi ftesë Hekuranit nga Instagrami im

schedule10:13 - 29 Qershor, 2020

schedule 10:13 - 29 Qershor, 2020

Të premten është vënë në pranga 26-vjeçarja Adiola Lakra, ish e dashura e Hekuran Billës, ndërsa së fundmi ajo ishte në një lidhje me Sebastian Malin, nipin e Prel Markut.

Dyshohet se Lakra është ajo që  e ka nxjerrë në pritë Billën, ndërsa ditën e sotme e reja ka dalë para trupit gjykues.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e dhënë nga Lakra e cila është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

Lexo edhe: Isha e lidhur me të dy: Flet vajza që nxorri në pritë Hekuran Billën

Lakra ka deklaruar:

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja ne të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndare..Kemi folur me Billën dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”.

Ajo që bie në sy është fakti që ajo është shprehur po ashtu se Sebastian Mali, me Instagramin e saj, i ka bërë ftesë Hekuran Billës.

Kujtojmë këtu se 26-vjeçarja akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Billës. Ajo dyshohet si një nga personat që ka informuar autorët për lëvizjet e tij pasi do ta takonte mbrëmjen e 11 qershorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!