Futet në karantinë ministri në Maqedoni: Testi doli negativ, por do të punoj nga shtëpia

schedule23:03 - 29 Tetor, 2020

schedule 23:03 - 29 Tetor, 2020

Ministri i Mjedisit në Maqedoni Naser Nuredini përmes një postimi në Facebook njofton se është karantinuar për shkak të koronavirusit. Ai thotë se rezultati i testit ishte negativ, por në përputhje me rekomandimet do të qëndrojë në vetë izolim në ditët në vijim dhe do të punojë nga shtëpia.

Dua të ju informoj të gjithëve që jam në vetë izolim nga dita e djeshme. Unë u informova se një person me të cilin kam pasur takim pune të martën ka rezultuar pozitiv për COVID 19, dhe megjithëse protokolli i distancës është respektuar, unë kam qenë i ekspozuar potencialisht ndaj virusit.

 Kam bërë testim dje në mëngjes dhe për të mos rrezikuar mirëqenien e të tjerëve kam qëndruar në shtëpi që nga ajo kohë. Rezultati i testit tim është negativ, por në përputhje me rekomandimin që kam marrë nga epidemiologët, unë do të qëndroj në vetë izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia.

Unë ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe sinqerisht kërkoj që të gjithë të kujdeseni për veten dhe të tjerët përreth jush” shkruan ai./ db/Abcnews.al