Pandemia ka futur klubet në krizë dhe futbolli ka nevojë të menjëhershme për injektim parash. Kështu, UEFA pritet që së shpejti të vendosë një rregull të ri për ndershmërinë financiare, ndjeshëm më të butë se ai i vendosur në vitin 2010.
Nga ajo që bëhet me dije UEFA do propozojë në parlamentin e BE rregullin e ri në lidhje me këtë. Pritet që nga ligji aktual që parashikon “të harxhohet aq sa fitohet”, të kalohet në “harxho aq sa të duhet, pa shpërdoruar”.
Kështu, skuadrat do e kenë shumë më të lehtë të zerojnë bilancet negative dhe të rikthehen të shëndetshëm financiarisht. Për të mos prodhuar ekzagjerime për këtë rregull të ri pritet të bëhen përpjekje për të vendosur tavane mbi pagat dhe komisionet e agjentëve.
Gjithashtu pritet të ketë një taksë luksi për blerjet e shtrenjta. Qëllimi i UEFA-s është ta miratojë këtë ligj në fund të këtij viti dhe ta fusë në fuqi në atë të ardhshmin. /abcnews.al