Futbollisti shqiptar në Turqi: Kur ra tërmeti isha te kompleksi klubit, njerëzit po vraponin për të dalë

schedule09:23 - 8 Shkurt, 2023

schedule 09:23 - 8 Shkurt, 2023

Futbollisti shqiptar Jorgen Qemali ka firmosur së fundmi një kontratë me SuperLigën turke dhe si pasojë në momentin që ra tërmeti tragjik, ai ndodhej në Turqi.

Në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit”, Jorgeni ka treguar momentin e tmerrshëm dhe si paraqitet situata aktuale në shtetin turk. Ai theksoi që çdo ngjarje që lidhet me futbollin në vend është pezulluar deri më datën 13.

“Kam qenë te kompleksi klubit kur ka rënë tërmeti. Te zona jonë ka rënë, por jo si nëpër zonat e tjera se ne kemi qenë një kat dhe nuk ndjehet shumë.

Po në momentin e parë, kisha frikë se nuk po e dija se ça po ndodhte. Vetëm kur pash njerëzit duke vrapuar për të dalë te dera jashtë. Mbas gjysmë ore, arrita të flas me familjarët.

Aktualisht, po vazhdoj të qendroj te kompleksi i klubit. Këtu ndodhen pjesëtarët e familjes së ekipit. Gjithçka është e njëjta, sikur në fillim. Vetëm se deri në datën 13 në Turqi nuk funksionon asgjë me futbollin, të gjitha ndeshjet janë anuluar. Thjesht po stërvitemi me ekipin”, u shpreh ndër të tjera Jorgeni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!