Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Futbollisti i vogël, “ylli” i rrjetit/ Intervista e 10 vjeçarit Nico Garrido bën “xhiron e botës”

schedule13:24 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 13:24 - 22 Dhjetor, 2025

Mbaheni mend mirë këtë emër. Nico Garrido është vetëm 10 vjeç me ëndrrën e madhe për t’u bërë një futbollist i madh. Për këtë duhet pritur, por që tani duket se ka personalitet për të shitur.

Aktualisht luan për Sant Andreu, skuadrën e qytetit të tij të lindjes, por një ditë do të jetë pjesë e Barcelonës, me të cilën është edhe një tifoz i zjarrtë. Por provimi i parë në “La Masia”, kur ishte vetëm 7 vjeç nuk shkoi mirë siç thotë vetë në intervistën që ka bërë xhiron e botës dhe është ripostuar miliona herë në rrjetet sociale.

“Jam tifoz me Barcelonën, por jam i mërzitur me ta. Sepse më morën në ekip kur isha 7 vjeç dhe pastaj më larguan. Nuk ma shpjeguan pse. Ndoshta do të ma shpjegojnë kur të rritem”, ishin fjalët e para plot personalitet të djaloshit, i cili më pas ka dhënë një verdikt të vërtetë për atë që konsiderohet si talenti më i madh i Barcelonës dhe jo vetëm, Lamine Yamal.

“Mua më pëlqen se si luan. Por është vetëm 18 vjeç dhe kujton se është Messi”, ka thënë 10 vjeçari Nico, që në pritje për të realizuar ëndrrën për t’u bërë një yll I futbollit, mund të shijojë momentin si një yll i rrjetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!