Futbollistët në fund kontrate dhe merkato e klubeve, FIFA merr vendim

schedule19:18 - 7 Prill, 2020

schedule 19:18 - 7 Prill, 2020

Shumë futbollistë ndodhen në sezonin e fundit me klubet respektive. Rinovimi nuk ka ndodhur dhe data 30 qershor i nxjerr lojtarë të lirë. Koronavirusi ka ndikuar që futbolli të pezullohet dhe kampionat e këtij sezoni, gjithmonë nëse aktiviteti rinis, mund të përfundojnë pas kësaj date.

FIFA ka marrë një vendim në lidhje me këtë çështje dhe ka siguruar klubet. “Kontratat mbarojnë kur mbyllet sezoni futbollistik. Është e qartë që në një situatë emergjente, këto kontrata të zgjaten derisa të mbarojë sezoni.

Merkato? FIFA do të tregohet fleksibël në këto rrethana dhe do të lejojë që merkato të zgjasë nga fundi i këtij sezoni deri në fillimin e sezonit tjetër”, theksohet në komunikatën e qeverisë botërore të futbollit. /abcnews.al

Nëse lojtarët nuk arrijnë akord me klubet e tyre, zgjidhja vjen nga FIFA që do të bazohet në këto pesë pika: 1) a ka pasur një tentativë për të gjetur akord mes klubit dhe lojtarëve 2) situata ekonomike e klubit 3) përshtatja e kontratës në proporcion 4) fitimi neto i futbollistëve pas çdo rinovimi kontraktual 5) nëse futbollisti është trajtuar në mënyrë të barabartë ose jo. /abcnews.al