Futbollistët më të shtrenjtë/ Mbappe ndiqet nga anglezë, “zhduken” Messi-CR7

schedule13:57 - 8 Qershor, 2020

schedule 13:57 - 8 Qershor, 2020

CIES merret me studimin e çmimeve të futbollistëve të ndryshëm dhe së ka publikuar çmimet e dhjetë futbollistëve më të shtrenjtë në botë. Në krye qëndron Kylian Mbappe, ylli i PSG-së, i cili vlerësohet 259 milion euro.

Ajo që bie në sy është mungesa e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në dhjetëshen e parë. Llogaritjet janë kryer në bazë të një algoritmi, që merr parasysh faktorë si mosha e lojtarëve, kohëzgjatja e kontratës dhe klubi me të cilin luan.

 

Dhjetë fubollistët më të shtrenjtë

Pas Mbappe renditen katër futbollistë anglezë. Raheem Sterling (194 milion euro) dhe Jadon Sancho (179 milion euro) kompletojnë podin. Ajo që bie në sy është që asnjë lojtar italian apo që luan në Serie A, nuk bën pjesë në dhjetë më të shtrenjtët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!