Futbollistët më të paguar të 2020, “Forbes” zbulon listën

schedule16:15 - 15 Shtator, 2020

schedule 16:15 - 15 Shtator, 2020

Ditët e sotme futbolli ka arritur majat dhe pagat e futbollistëve kanë shkuar në stratosferë. Klubet paguajnë miliona euro për të siguruar kartonat e tyre dhe më pas ju dhurojnë rroga me shifra të frikshme. Revista prestigjoze “Forbes” ka zbuluar kështu pesë futbollistët më të paguar të këtij viti, ku sigurisht nuk mungojnë emrat e mëdhenj.

Në vendin e pestë renditet sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah. Egjiptiani fiton diku tek 20 milionë euro në sezon nga “The Reds”, plus 11 milionë të tjera nga sponsorët e tij. Vendin e katërt e ka zënë këtë vit ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Francez përfiton 23 milionë euro nga klubi francez si dhe 12 milionë euro të tjera nga sponosorët e ndryshëm që ka. Kujtojmë që këtë vit 21-vjeçari do të jetë dhe imazhi i ri EA Sport’s FIFA 21.

Në vendin e tretë pozicionet braziliani Neymar. Plot 65 milionë euro në vit vijnë nga kontrata e tij si dhe 15 nga reklamat që bën. Vetëm pak ditë më parë sulmuesi i PSG-së nënshkroi një kontratë të re me gjigandin PUMA.

Këtë vit, në vendin e dytë do të gjejmë sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo. Paga e tij llogaritet diku te 58 milionë euro, teksa i shtohen edhe 40 milionë të tjera që vijnë nga bashkëpunimi i tij me NIKE e firma të tjera.

Në vendin e parë nuk kemi surpriza, pasi aty renditet kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi. Argjentinasi përfiton 78 milionë euro në vit dhe 29 milionë të tjera nga sponsorët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!