Futbollistët me pagën më të lartë vjetore, Ronaldo larg vendit të parë

schedule22:43 - 18 Janar, 2018

schedule 22:43 - 18 Janar, 2018

Sipas disa statistikave të publikuara nga Marça, Ronaldo duhet të rrisë konsiderueshëm pagën vjetore që të arrijë Lionel Messi-n dhe për ta bërë këtë, ndoshta i duhet të largohet prej Spanjës.
Edhe pse fitoi Topin e Artë këtë vit, ai rënditet i gjashti ndër dhjetë futbollistët më të paguar të planetit.
Por kush janë lojtarët me pagën më të lartë vjetore? Ju njeh lista e mëposhtme:

10. Graziano Pelle (Shandong Luneng) 15 milionë paund

9. Paul Pogba (Manchester United) 15.4 milionë paund

8. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 15.9 milionë paund

7. Hulk (Shanghai SIPG) 17.6 milionë paund

6. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 18.5 milionë paund

5. Ezequiel Lavezzi (Hebei Fortune) 20.3 milionë paund

4. Oscar (Shanghai SIPG) 21.1 milionë paund

3. Neymar (Paris Saint-Germain) 31.7 milionë paund

2. Carlos Tevez (Shanghai Shenhua) 33.5 milionë paund*

*Përpara se të largohej te Boca Juniors

1. Lionel Messi (Barcelona) 40.5 milionë paund

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!