Futbollistët e kombëtares mbyllën ciklin e parë të këtyre eliminatoreve, dhe pas humbjes në Angli, u arrit sukses në Tiranë ndaj Andorrës.
Armando Broja u duk sikur ishte në qiellin e shtatë, që luajti kaq lirshëm.
“ Ishte shumë mirë për ne, e dinim se Andorra do ishte një ekip i vështirë, luan vetëm në mbrojtje dhe ëshë e vështirë për të shkuar në sulm dhe për të bërë gola. E dinim se kishim 2 ndeshja të vështira. Ishte 3-0 për ne, ishte një ndeshje shumë më mirë për ne. kontrolluam ndeshjen, kemi luajtur mirë them unë.
Kam kaluar një dëmtim shumë të gjatë, doja veëm të isha mirë fizikisht, kam patur mundësinë, trajneri më dha besim më futi në krah të djathtë. Më pëlqen të jap shanse jo vetëm të bëj gola. Edhe tifozët më dhanë shumë mbështetje” u shpreh Broja.