Futbollistët asist në Turqi: Vetëm një më mirë se Rroca, Serginho në “top5”

schedule08:14 - 15 Prill, 2021

schedule 08:14 - 15 Prill, 2021

Eduart Rroca është pjesë e podiumit për numrin e asisteve në Turqi. Mesfushori i Istanbulspor ka shërbyer 12 herë për shokët e skuadrës, të cilët më pas e kanë dërguar topin në rrjetë.

Fantazisti, i cili në Superiore ka luajtur me Luftëtarin dhe Kukësin, numëron edhe 9 gola këtë sezon, duke qenë i përfshirë në një numër të lartë golash ne ligën e parë turke.

Transfermarkt ka publikuar një renditje me lojtarë të Superligës dhe Lig 1 dhe më mirë se Rroca ka bërë vetëm Rachid Ghezzal, lojtar i Besiktas në elitën e futbollit turk.

Në pesë lojtarët me më shumë asiste është edhe një tjetër njohje e Superiores, braziliani Serginho. 26-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Laçit, ka dhënë 9 asiste në 24 ndeshje.

 

5. Atiba Hutchinson, pjesë e Besiktas në Superligë – 9 asiste në 30 ndeshje

 

4. Serginho, pjesë e Giresunspor ë Lig 1 – 9 asiste në 24 ndeshje

 

3. Max Gradel, pjesë e Sivasspor në Superligë – 11 asiste në 31 ndeshje

 

2. Eduart Rroca, pjesë e Istanbulspor në Lig 1 – 12 asiste në 24 ndeshje

 

1. Rachid Ghezzal, pjesë e Besiktas në Superligë – 14 asiste në 14 ndeshje

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!