“Futbollistë, na falni dy paga”, Antonio Conte “qep gojën” para Romës

schedule22:19 - 10 Maj, 2021

schedule 22:19 - 10 Maj, 2021

Interi anuloi ditën e sotme konferencën për shtyp të trajnerit Antonio Conte, në prag të ndeshjes me Romën. Tekniku do të flasë për Inter TV, në mënyrë që të mos marrë pyetje që nuk kanë të bëjnë ekipin dhe pjesën teknike,

E gjitha kjo ka ndodhur pas lajmi se presidenti Steven Zhang ishte takuar me futbollistët, të cilëve u ka kërkuar të heqin dorë nga pagat e dy muajve për shkak të situatës financiare jo të mirë që po kalon klubi.

Pasi Interi doli kampion trajneri Conte nuk ka dale në konferencë për shtyp. Në prag të ndeshjes me Sampdorian folën pjesëtarë e stafit të tij. Në Itali raportojnë se Conte nuk është përfshirë në takimin e Zhang me futbollistë dhe nuk dihet nëse edhe atij i është kërkuar ulje page.

Trajner kampion pritet të ketë një takim me presidentin e klubit, për të folur në lidhje me të ardhmen e tij në krye të Interit në vazhdim. Kontrata i përfundon verën e vitit 2022 dhe italiani kërkon të dijë edhe planet e klubit. /abcnews.al