“Futbolli vjen nga rrugët”, Pique tregon pse familja e Ansu Fatit po e trajton keq situatën e të riut

schedule15:00 - 2 Prill, 2023

schedule 15:00 - 2 Prill, 2023

Gerard Pique ka komentuar skandalin e fundit rreth Ansu Fatit pasi babai i të riut kritikoi klubin se nuk luante mjaftueshëm djalin e tij.

“Futbolli vjen nga rrugët dhe shumica e futbollistëve nuk kanë fatin të jenë të përgatitur. Normalisht ju e rrethoni veten me familjen tuaj sepse keni besim tek ata, por ata nuk kanë mësuar të jenë menaxher lojtarësh”, tha Pique në transmetimin e Gerard Romero në Twitter.

Në të vërtetë, Bori Fati është një nga përfaqësuesit e Ansusë, pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë përvojë paraprake. Agjenti i të riut është Jorge Mendes, por edhe babai duket se luan një rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

Me sa duket, qëllimi i Fatit është të vazhdojë në Barcelonë, por babai i tij po shtyn për një lëvizje pasi ai nuk ka marrë mjaftueshëm minuta në Camp Nou këtë sezon. /G.D abcnews.al/

Burimi: Barca Universal @Twitter)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!