Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta Marcos Alonso Pena

schedule10:45 - 9 Shkurt, 2023

schedule 10:45 - 9 Shkurt, 2023

Marcos Alonso Pena, babai i lojtarit të Barcelonës me të njëjtin emër, ka ndërruar jetë sot në moshën 63-vjeçare pas një sëmundjeje. Gjatë kohës së tij si futbollisti ai luajti ndër të tjera për Barcelonën dhe Atletico Madrid. Ai ishte në dy periudha me ekipin e Madridit, ndërsa për Barçën ai luajti nga viti 1982 deri në 1987.

Ai lindi më 1 tetor 1959 dhe ishte djali i Marcos Alonso Imaz, gjithashtu një lojtar tepër i njohur spanjoll. Debutimi i tij në elitë erhdi në moshë të re. Pak para se të mbushte 18 vjeç, ai bëri debutimin e tij në Kategorinë e Parë, me Santander. Marcos luajti ndeshjen e tij të parë në ligën e lartë me Racing Santander më 25 shtator 1977.

Marcos Alonso Pena kishte një karrierë të suksesshme, pasi fitoi pesë tituj me Barcelonën. Ai më pas filloi punën si trajner, i cili është ulur në stolat e skuadrave të shumta si Rayo Vallecano, Racing de Santander, Sevilla, Atletico Madrid, Real Zaragoza, Real Valladolid, Malaga dhe Granada.

Ai gjithashtu ishte analist i “MARCA”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!