Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-“ylli” i Tiranës e Partizanit

schedule21:56 - 25 Shtator, 2023

schedule 21:56 - 25 Shtator, 2023

Një ngjarje tragjike, që ka trishuar jo pak futbollin shqiptar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, me ish-futbollistin më të dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, Osman Mema, që është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Në karrierën e tij si futbollist, Mema luajti për të dyja skuadrat e kryeqytetit, për Tiranën dhe për Partizanin dhe me të dyja fitoi titullin kampion, teksa ishte futbollisti më i dekoruar në historinë e Shqipërisë, duke arritur të fitojë plot 8 herë titullin kampion.

I vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Osman Mema, anëtar i dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!