Futbolli post-pandemi: Asnjë pikë e lënë, njihuni me tre skuadrat më të mira

schedule12:20 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:20 - 9 Korrik, 2020

Ky sezon ka qenë i çuditshëm dhe kjo falë pandemisë së koronavirusit. Futbolli u ndal gjatë muajve mars, prill dhe vetëm në 16 maj u rikthye Bundesliga gjermane e para. Më pas ishte radha e La Liga, Serie A dhe Premier League.

Disa skuadra u dëmtuan nga pushimi, që ndikoi në humbjen e ritmit, teksa të tjerë përfituan dhe ishin më të fortë pas rikthimit në fushë. Ekipit që kanë arritur vetëm fitore në kampionatet kryesore, janë tre: Bayern Munchen, Real Madrid dhe Atalanta.

Bavarezët siguruan nëntë fitore në po kaq ndeshje pas rifillimit të kampionatit gjerman dhe siguruan titullin e tetë rresht. Ecuri shumë e mirë edhe për Real Madrid. Djemtë e Zidane janë treguar cinikë, kanë arritur shtatë fitore në shtatë takimet e luajtura dhe renditen në krye të La Liga.

Në fund Atalanta fantastike. Ekipi bergamask njeh vetëm fitore në sfidat e luajtura pas pandemisë. Gjashtë ndeshje dhe po kaq fitore, teksa skuadra italiane triumfon prej nëntë ndeshjesh radhazi në kampionat. /abcnews.al