Futbolli po “shuhet”, UEFA pezullon ndeshjet e Champions dhe Europa League

schedule11:33 - 13 Mars, 2020

schedule 11:33 - 13 Mars, 2020

UEFA ka shtyrë ndeshjet e Champions League dhe Europa League. Qeveria e Futbollit Europian doli pak çaste më parë me komunikim zyrtar, duke shkruar: “Në dritën e zhvillimeve për shkak të përhapjes së COVID-19 në Evropë dhe vendimeve të ndërlidhura të marra nga qeveri të ndryshme, të gjitha ndeshjet e garave të klubeve të UEFA-s të planifikuar javën e ardhshme janë shtyrë.

Kjo përfshin pjesën e mbetur të UEFA Champions League, raundi 1/16 të ndeshjeve të dyta të planifikuara në 17 dhe 18 Mars 2020; të gjitha ndeshjet e UEFA Europa League, raundi i 1/16 ndeshjeve të dyta të planifikuara në 19 Mars 2020; të gjitha UEFa Youth League, ndeshjet çerekfinale të parashikuara në 17 dhe 18 Mars 2020.

Vendimet e mëtejshme se kur do të zhvillohen këto ndeshje do të komunikohen në kohën e duhur. Si pasojë e shtyrjeve, shortet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, të planifikuar për 20 Mars, janë shtyrë gjithashtu.

UEFA dje ftoi përfaqësuesit e 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Leagues Evropiane dhe një përfaqësues të FIFPro, në një takim video-konferencash të martën 17 mars për të diskutuar përgjigjen e futbollit Evropian ndaj shpërthimit”, shkroi UEFA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!