Futbolli me sytë nga qeveria, disa data për rifillimin e Superiores

schedule08:57 - 24 Prill, 2020

schedule 08:57 - 24 Prill, 2020

Superiorja është ndaluar që në muajin mars dhe të gjithë presin një sinjal nga ana e autoriteteve, që gradualisht kanë nisur të lirojnë masat shtrënguese të ndërmarra për të luftuar përhapjen e COVIC-19. Parashikohet më 4 maj që shumica e aktiviteteve të jenë hapur, çka krijon mundësinë edhe ekipet të nisin stërvitjen.

Kjo do hapte rrugë edhe për rifillimin e kampionatit, por fillimisht do të duhet që ekipet të rifitojnë formën fizike. Kështu, synimi është që kampionati është të nisë maksimalisht më 31 maj, ose dhe më parë, me 27 ose 24 maj. Kështu edhe kalendari nuk do të ishte aq i ngjeshur në vazhdim.

Gjithashtu nuk do të duhej që edhe formati i Kupës së Shqipërisë të ndryshojë. Momentalisht gjithçka është në fazën e hipotezave dhe vetëm në momentin që qeveria të japë “OK” për rinisjen e stërvitjeve, atëherë do të ketë një plan konkrete për kalendarin e Superiores në vazhdim dhe për datën e rifillimit të garës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!