Ditën e sotme futbolli gjerman është tronditur nga lajmi se mbrojtësi i skuadrës së njohur gjermane ka humbur jetën në një askident tragjik.
Mbrojtësi gjermën Jordi Bongard ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare, shkak i një aksidenti tragjik që i mori jetën.
Lojtari i ri i cili aktivizohej me ekipin e dytë të Borussia Moenchegladbach ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Borussia Moenchegladbach që ka konfirmuar vdekjen e Bongard, ku mbrojtësi me veturën e tij është përplasur nga një kampion.
“Ne e morë këtë lajm të tmerrshëm këtë mëngjes dhe jemi të shtangur. Ngushëllimet dhe mendimet tona më të thella janë me familjen e Jordit”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Roland Virkus.
Borussia mourns the death of U23s player Jordi Bongard, who unfortunately died in a car accident last night. We would like to send our deepest condolences to his family and friends during this difficult time.
Jordi will forever be in our thoughts and in our hearts! ? pic.twitter.com/q0A6RqWiHk
— Gladbach (@borussia_en) February 24, 2022
Policia e Gjermanisë ende nuk ka dhënë detajet se si ka ardhur deri tek ky aksident. /f.a/abcnews.al