Analisti Mentor Nazarko ishte i ftuar në emisionin ”Real Story” në ABC News, ku foli për Euro 2024 dhe sjellën e tifozëve shqiptarë në këtë kompeticion.
Nazarko u ndal te flamuri, ku tha se është momenti rëndësishëm, bashkues dhe motivues.
“Unë prisja me frikë se do ishte momenti i prishjes së traditës. Koncepti i flamurit, nisur nga ngjarjet sportive meritojnë vëmendje nga perspektiva sociale. Kur Shqipëria fitoi në Lion me Rumani, më solli ndërmend ‘Historinë e Bernës’. Flamuri është momenti bashkues. Është momenti i flamurit, ai është momenti i rëndësishëm. Sporti i lejon vetes që në një sukses të madh, të motivohen masivisht sidomos shqiptarët e ndarë, që jetojnë në shumë shtete të tjera.”, tha Nazarko.
Po ashtu ai komentoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që do të zhvillohet të mërkurën, më 20 qershor, ku ndër të tjera tha se “Kosovarët kanë një traditë të përbashkët me kroatët. Është një test. Pritet që tifozeria të jetë e përbashkët. Është përpjekja për ti dhënë lavdi origjinës së tyre. Në mënyrë artificiale apo natyrale.. edhe pse sporti është neutral… edhe shqiptarët identifikohet nga flamuri. Ky është një motiv i fortë. Edhe kombe të mëdhenj, Parisi dhe Berlini e përjetojnë flamurin nisur nga sporti.”
/abcnews.al