Tomori në zi. Guxim Mukli, i cili cilësohet si trajneri më i madh beratas, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Mukli ka luajtur si futbollist dhe më pas e ka drejtuar edhe si trajner skuadrën e tij të zemrës.
Katër vite më parë u shpall “Qytetar Nderi” i Beratit, teksa është shkruar edhe një libër në nder të tij. Lajmi i keq është dhënë nga Tomori me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Për plot 18 sezone radhazi drejtoi Tomorin si trajner (1975-1993), duke qenë një nga legjendat e futbollit të qytetit të lashtë dhe një nga më të dashurit e tifozëve.
“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit, trajnerit, ikonës së futbollit beratas: GUXIM MUKLI. FK TOMORI BERAT, i shpreh ngushëllime familjes Mukli. I paharruar profesor GUXIM MUKLI“, shkruan klubi beratas. /abcnews.al