Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Futboll në 1800 metra mbi tokë/ Aventurieri rus Sergei Boicov vendos një tjetër rekord botëror

schedule12:45 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 12:45 - 2 Dhjetor, 2025

Tashmë ka mbushur 31 vjeç, por nuk ka ndryshuar aspak.

Sergej Boicov është një aventurier rus, që i jep kuptim vetes duke vendosur rekorde botërore të rrezikshme.

I lindur pranë Moskës, ai e arriti rekordin më të fundit me një shpikje krejt origjinale.

Një ndeshje futbolli në lartësinë 1800 metra mbi nivelin e tokës, me një fushë të vogël të mbajtur nga një ballon me ajër të nxehtë.

Natyrisht, nuk kishte rëndësi se çfarë rezultati do të dilte, ndërsa në fushën e vogël ishin gjithsej 3 persona që kryenin veprime krejt normale për një fushë futbolli në tokë, por tepër të rrezikshme në atë lartësi.

Siç sqaron vetë Boicov, 40 persona punuan që të realizohej ky projekt. Rusi nuk e ka për herë të parë këtë kokëkrisje.

Disa kohë më parë, ai vetë dha spektakël gjimnastikor në lartësinë 1500 metra mbi nivelin e detit, që gjithashtu mbetet një rekord, aq më tepër që ai nuk ishte I lidhur me ndonjë parashutë apo me ndonjë rrip sigurimi.

E njëjta çmenduri ndodhi edhe në një ndeshje boksi në lartësi tepër të madhe, të cilën Boicov e organizoi, dhe po ashtu e arbitroi, ndërsa luftëtarë ishin dy atletë profesionistë.

Në 2023, ai u bë I pari që u hodh me parashutë nga ndërtesa më e lartë e Europës, Qendra Lahta në Shën Peterburg të Rusisë, dhe që ngrihet 462 metra mbi nivelin e sipërfaqes.

Po flasim për një njeri që jeton vetëm për emocionet e forta, ndërsa shpresohet që të ketë gjithmonë fat sepse rekorde të tilla janë gjithashtu tepër të rrezikshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!