Nesër zhvillohet Ndeshja e Yjeve në “Air Albania Stadium” dhe spektakli nuk do të mungojë. Ish-lojtarë të njohur të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të marrin pjesë në evenimentin e organizuar nga FSHF dhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.
Prej ditësh është bërë zyrtare lista e 20 lojtarëve të “Golden Team Albania”, ndërkohë që tashmë bëhen të ditura edhe listat e Turqisë, Italisë dhe Greqisë. Bien në sy emra si Zambrotta, Zaccardo, Perrotta e Giggio De Biasi nga “axurrët”.
Te Greqi spikat Georgios Karagounis dhe një shqiptar, Metjon Braho. Rustu, Umit Karan dhe Hamit Altintop janë emrat që bien në sy në listën e Turqisë. Ndeshja nis në orën 18:00, teksa biletat kushtojnë nga 500 dhe 1000 lekë.
Përfitimet nga shitja e biletave do të shkojnë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Muzikantët nuk do të mungojnë në këtë eveniment dhe jaë zbuluar emrat e tyre. Reperi nga Mitrovica, Mc Kresha, Dj Vin Veli dhe FINEM, janë të ftuarit e FSHF-së dhe ata që pritet të ndezin atmosferën përpara nisjes së ndeshjes mes yjeve të 4 kombëtareve. /abcnews.al