Fut babin në “kurth”, këngëtari i bën videon e fshehtë me “drogë”, reagimi ishte epik

schedule10:54 - 11 Shkurt, 2022

schedule 10:54 - 11 Shkurt, 2022

Këngëtari, Rami Tango është fenomeni më i ri i “Tik Tok”. Videot e të riut po bëjnë xhiro në rrjetet sociale, pasi ai i bën rrengje të atit dhe shkakton shumë humor.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Rami tregoi si nisi fillimisht t’i bënte këto video.

@rami.tango Babi jo snikersa breeee ?#duet #stitch #albania #fyp #viral #trend #foru #foryoupage #fup #fypage #kosovo #foryou ♬ original sound – Arbias Krasniqi

“Tik Tok-un kam nisur ta përdor në vitin 2019. Kam bërë video me hajgare fillimisht. Unë jam rrit me një frymë ndryshe se e ndjej më shumë humorin amerikan. Humori I SHBA ishte vështirë për ta përcjellur në shqip.

Sot kam ditëlindjen dhe mbush 21 vjeç. Kam postuar një video live, kur erdhi babi dhe mami me ma uruar ditëlindjen”, tha ai.

@rami.tango He got mad #duet #stitch #albania #fyp #viral #trend #kosovo #foryou #foru #foryoupage #fup #fypage ♬ original sound – Ramush Neziraj

Më tej, ka ndarë edhe një video ku shfaqej sikur konsumonte kokainë dhe reagimin epik të të atit.

“Babi u bë nervoz. Te ky rrengu që kam bërë, kur do e nxirrja në youtube më tha, mos e nxirr se do mendojnë njerëzit se pi kokainë. Derisa ja shpjegova që është shaka dhe nuk e kanë pse e marrin ashtu”, tha Rami.

Ndërkohë i ati u shpreh për videot: “Jo nuk e kam problem. E kam djal dhe duhet me përkrah. E kam më të voglin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!