Fustani ikonik i Jennifer Lopez dërgohet në Kanë

schedule15:33 - 30 Maj, 2023

schedule 15:33 - 30 Maj, 2023

Është ndoshta një nga fustanet më të njohur të veshur ndonjëherë në tapetin e kuq. Ky është fustani ikonik i xhunglës Versace i veshur nga Jennifer Lopez në vitin 2000 në Grammy Awards.

Fotot e daljes publike të yllit latin kishin bërë xhiron e botës, ndërsa 19 vite më vonë, Lopez kishte veshur sërish të njëjtin fustan, në pasarelën e shtëpisë italiane në shtator 2019.

Me një fustan pothuajse identik Versace, Lena Mahfouf u shfaq në gala në Kanë që u zhvillua në hotelin luksoz Cap-Eden-Roc!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DATE WITH VERSACE (@datewithversace)

Siç pritej, pamja e veçantë e blogeres solli kujtime të pamjes ikonike të yllit latin në vitin 2000./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lena Situations (@lenamahfouf)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!