Fustani i nusërisë, peng apo premtim? Erla Mëhilli do e donte kështu dasmën

schedule18:25 - 4 Nëntor, 2022

schedule 18:25 - 4 Nëntor, 2022

Përse nuk e ka veshur asnjëherë fustanin e nusërisë Erla? Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” në programin e pasdites me Ermal Peçin në Abc Neës, Erla Mëhilli na tregoi se pas këngës “November Rain” fshihej pikërisht ëndrra e saj për fustanin e bardhë.

“Për fat të keq nuk e kam veshur fustanin e nusërisë. Ishte e të dyve me Keltin që të mos bënim dasmë. Në ato vite do të na ishte dashur një dasmë shumë e madhe me shumë njerëz. Bëmë vetëm një festë paksa më të zgjeruar për 1 vjetorin e djalit, e cila u duk si një gjysmë feste për ne të dy meqë s’kemi bërë dasmë.

Por në ëndrra e mia kur shihja këtë videoklipin e imagjinoja veten të veshur si Stefania tek ky videoklip.”

Ajo shtoi ndër të tjera se në këtë moment nuk shqetësohet për asgjë përveçse për të ardhmen e fëmijëve të saj. Ndërkohë që një këngë tjetër, tek kënga “T’appartengo”, e cila e çoi në fëmijëri ku ajo imitonte Ambra Angiolinit.

“Kur isha në 8 vjeçare kam qenë imitatorja parekselencë e Ambra Angiolinit. Ime motër që jetonte në Itali, më sillte kasetat e Ambrës, veshjet, ai fundi i kuq me pala, kambalet, këmisha bardhë me jelekun. Dhe sa herë bënin festa unë dilja para shkollës dhe imitoja Ambrën.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!