Ka bërë një fushatë elektorale pa shfaqur asnjëherë fytyrën. Ka qenë kandidatja misterioze, e detyruar të fshihet pasi është dëshmitare në hetimet për mafiozin Matteo Messina Denaro. Pavarësisht kësaj, e kandiduar nga rradhët e Lëvizjes me 5 yje, Piera Aiello ka fituar me një numër të konsiderueshëm votash. Ajo ka lënë prapa kandidaten e Forza Italia dhe ate të qendrës së majtë, në një kohë që gazetarët dhe kamerat e kanë pasur të pamundur t’i afrohen. E rrethuar gjithnjë nga shërbimi i sigurisë, prej 26 vitesh ajo jeton në anonimitet dhe në një vend sekret. Tashmë deputete e sapozgjedhur, ajo duhet të ulet në parlament por sigurisht në masa të rrepta mbrojtjeje./abcnews.al
Fushatë elektorale pa shfaqur asnjëherë fytyrën
schedule10:47 - 6 Mars, 2018
schedule 10:47 - 6 Mars, 2018