Albin Kurti ka dërguar ministrin e tij të mjedisit në tubimin e koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut për të treguar mbështetjen që Vetevendosja jep për këtë subjekt politik, njësoj si në zgjedhjet e kaluara, apo tentativat e mëparshme të dështuara për tu shtrirë në rajon
Gazetari Xhelal Neziri komentoi për ‘Ballkan Update’ se ndërhyrja e Kurtit është një shkelje e rëndë dhe nuk lejohet në asnjë shtet demokratik. Më tej, Neziri tha se është një fushatë polarizuese dhe për shkak të ndikimit të Vetëvendosjes, dhe me tendencë për të krijuar incidente në bllokun politik shqiptar.
“Fillimi i fushatës është më tepër virtuale. Dje u shënuar rituali i nisjes së fushatës edhe pse nuk është ndërprerë që nga zgjedhjet e 2024. U ashpërsua në ditën zyrtare të saj me një retorikë shumë të fortë.
Kemi një fushatë shumë të ndezur në bllokun politik maqedonas dhe një fushatë të ashpër me tendencë për të krijuar incidente në bllokun politik shqiptar. Ndërhyrja e Kurtit është një praktikë e cila në shtetet moderne, deri tani është pranuar si një normalitet sepse nuk është hera e parë që VetëVendosja ndërhyn. Madje këtë herë kanë qenë më të heshtur, e nxit tensionin mes kampeve.
Është një fushatë polarizuese, e cila është edhe meritë e ndikimit të VV sepse ka informata që përkrahja logjistike vjen nga kjo parti sepse dhe në të kalaurën marrëdhënien me publikun, PR i kanë bërë njerëz strateg të Vetëvendosjes.” / abcnews.al /

