Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërndarë një postim të Edmond Haxhinastos nga një takim që ka zhvilluar me disa banorë në Shalës dhe akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021’ shkruan kryetarja e LSI-së.
Edhe pse 7 muaj nga data e zgjedhjeve, partitë politike kanë nisur fushatën që tani për 25 Prillin e vitit 2021. db/Abcnews.al