Fushata e vrullshme e Ramës, ekspertët: Sondazhet tregojnë vlerësime të ulëta

schedule16:06 - 23 Tetor, 2022

schedule 16:06 - 23 Tetor, 2022

Gara për kryebashkiakët është gati 7 muaj larg, por kjo distancë kohore është shuar prej socialistëve, që kanë nisur fushatën vrullshëm këto ditë. Edi Rama zhvillon gati 7 takime çdo ditë, me fermerë, të rinj, takime të mëdha në sheshe dhe me personalite të qyteteve të Shqipërisë. Ekspetët e shkencave politike tregojnë disa arsye për ABC-, pse një parti me kaq pushtet i lind nevoja të bëj fushatë për shumë muaj, në mënyrë intensive.

“Këto zgjedhje vendore nuk shihen sikur do zgjidhin problemet e pushtetit vendor, por do të kenë më së shumti një kuptim politik. Problemi është sa zgjedhës do të shkojnë në zgjedhje.  Treguesit dhe sondazhet thonë ka pakënaqësi të madhe e performancë të dobët”, thotë Klementin Mile.

Zgjedhjet e 2019-së, pa rivalë përballë, shihen si arsyeja kryesore nga pedagogu i shkencave politike, Klejd Këlliçi, për daljen shpejtë të Ramës në fushatë.

“Duke qenë se nuk pati betejë, atëherë nuk ka një mekanizëm të qartë matjet që e bën të paqartë garën”, thotë Këlliçi.

Qëndrimi i gjatë në pushtet dhe akuzat e dështimet, janë një tjetër faktor.

“Edhe nëpërmjet fillimit të shpehtë të fushatës mundohet të mbuloj skandalet e mëdha, si inceneratorët, edhe krizën energjitike”, shton ai.

Ekziton dhe një mendim tjetër që tejkalon zgjedhjet e pranverës.

“Është një parapargatitje për zgjedhjet parlamentare”, thotë Klementin Mile. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!