Fushata e vaksinimit kundër Covid, Brazili ja kalon SHBA-së

schedule14:00 - 15 Nëntor, 2021

schedule 14:00 - 15 Nëntor, 2021

Brazili, vendi me numrin e dytë më të madh të viktimave nga Covid-19 në botë, tani ka një përqindje më të lartë të qytetarëve të vaksinuar plotësisht sesa Shtetet e Bashkuara, pavarësisht qëndrimit të Presidentit Zaich Bolsonaro.

Udhëheqësi populist i vendit, i cili kandidon për zgjedhje, mund të refuzojë të vaksinohet, por drama e 160 milionë njerëzve me më shumë se 600,000 të vdekur nga koronavirusi ka dërguar tashmë tre nga pesë brazilianë në qendrat e vaksinimit.

Për shkak të skepticizimit nga  Bolsonaro, Brazili ka vuajtur nga mungesa e mjeteve, si maskat, shtretërit  dhe pajisjet e oksigjenit. Në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht mobilizimit shtetëror dhe federal (në shumicën e rasteve), shtysa fillestare për vaksinime u ul në mes të prillit, me vetëm 59% të amerikanëve që janë vaksinuar plotësisht.

Në Brazil, zgjerimi i programit të vaksinimit ka qenë i ngadaltë, por i qëndrueshëm. Skepticizmi i qeverisë nuk duket se e ka zbutur entuziazmin e brazilianëve për vaksinat. Sapo u bënë të disponueshme gjerësisht, rrjetet sociale u mbushën me foto të qytetarëve që vaksinoheshin dhe lavdëronin sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit ndërsa kritikonin qeverinë.

Edhe bashkëpunëtorët e afërt të presidentit nxituan të vaksinohen. Ish-shefi i tij i kabinetit, Luiz Eduardo Ramos, ka deklaruar privatisht: “Si çdo qenie njerëzore, unë dua të jetoj!”

Në Rio de Zhaneiro, kreu i departamentit lokal të shëndetit publik, Daniel Soranz, tha se bashkia do të kishte vaksinuar popullsinë e qytetit tre herë më shpejt nëse do të kishte akses në vaksina.

Vendi ka vaksinuar 70% popullsisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!