Fushata e ndërmarrë nga VIP-at, mbyllin rrjetet sociale për një arsye të veçantë

schedule14:52 - 16 Shtator, 2020

schedule 14:52 - 16 Shtator, 2020

Dhjetëra të famshëm kanë njoftuar se do të bllokojnë llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të protestuar kundër përhapjes së “urrejtjes, propagandës dhe keqinformimit”. Lëvizja është pjesë e fushatës #StopHateforProfit, e cila u organizua nga aktivistë të të drejtave civile.

Organizatorët e kësaj fushate që nisi në qershor, akuzojnë Facebook dhe Instagram se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin. Kim Kardashian është shprehur se keqinformimi në mediat sociale ka “një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minojnë demokracinë tonë”.

Ylli televiziv iu kërkoi personazheve të tjerë që të pezullonin gjithashtu llogaritë e tyre për 24 orë, për shkak të dështimit të kompanive për të trajtuar gjuhën e urrejtjes. “Unë nuk mund të rri e heshtur ndërsa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimit – krijuar nga grupe për të promovuar ndarjen e Amerikës.”, tha Kardashian.

Të famshëm të tjerë që kanë marrë pjesë në bojkot përfshijnë aktorët Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen dhe Jennifer Lawrence, si dhe këngëtaren Katy Perry. “Unë nuk mund të rri duarkryq ndërsa këto platforma mbyllin një sy nga grupet dhe postimet që përhapin dezinformim,” shkroi Perry në Instagram. xh.d/abcnews.al