Ilva Gjuzi, Zv/ministre e Turizmit, në një intervistë në “News Line”, në ABC News, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, fushatën dhe kandidatët socialistë,
Gjuzi është në listën e mbyllur të Partisë Socialistë në Tiranë, ndërsa u shpreh se nuk e priste.
Megjithatë nënvizoi se Partia Socialistë ka treguar se është një parti e organizuar dhe se rezultatet pritet të jenë të larta dhe me një fitore bindëse siç tha ajo në Kavajë.
“Pas rienergjezimit vendosa të aplikoj dhe tek Akademia politike dhe aty u njoha edhe më nga afër. Sot duke qen pjesë e listës së Tiranës, mbuloj bashkinë e Kavajës dhe jam shumë e lidhur me komunitetin. Kam përshtypjen që aftësia për të bërë punën, ishte edhe angazhimi në qeveri, dhe më pas u angazhova edhe për fushatën. Unë kam thënë gjithmonë që do të bëj punën që PS të dalë mirë në zonën tonë sepse mund të përfitojmë në aspektin e zhvillimit. PS e ka theksuar se e rëndësishme është që ne të ndërtojmë ekip që bënë punë dhe ka vizionin për të ecur përpara në Shqipërinë 2030”, tha ajo, duke shtuar: “Ne jemi gjithë kohës me komunitetin dhe realisht shqiptarët dinë të bëjnë diferencën. Një deputet që shkon në Kuvendin e Shqipërisë, ka detyrë t’i shërbejë komunitetit. Kemi edhe ne objektivat tona dhe ne në Kavajë do të fitojmë bindshëm. Përgjegjësia e një kandidati që punon në zonë e vet është edhe më e madhe”, tha ndër të tjera Gjuzi.
/abcnews.al/