Kryeministri Edi Rama thotë se në listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë të kësaj force politike, ka 52 përqind gra dhe vajza.
Në takimin me gratë në Kavajë, Rama u shpreh se në këtë qytet, garojnë kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe ish kryeministri Pandeli Majko.
“Ka shumë burra, janë shumë që ndihen mirë në kënetë, me atë qasjen e vjetër dhe me atë rrugën e vjetër që e di ku të çon. Ne nuk ndohemi mirë kur ta vendosim barazinë gjinore, jo vetëm si numër. Çka sot pasqyrohet me jetën publike, ku gratë në Këshillat Bashkiakë janë 50 përqind, gratë në Parlament janë më shumë se dikur, gratë në qeveri janë 50 përqind. Duhet të shtrihet sumë më thellë në shoqëri. Kemi krijuar shembuj të rinj, Futëm në risi bashkëdrejtimin e organizatave, kemi mbi 95 përqind të organizave që kanë bashkëkryetar. Kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, 71 gra dhe vajza, në listat e mbyllura kemi 52 përqind gra dhe vajza. Këtu nuk ka gjë më të bukur sesa gratë dhe vajzat do luftojnë për burra që janë kandidatë. Këtu në Kavajë ka ndodhur diçka shumë domethënëse. Ne kemi sjellë këtu për këtë zonë 4 deputetë, nga të cilët, 2 janë gra. Ne jemi investuar këtu, ne kemi sjellë edhe kryeministrin e PS, kryeministër në kohë të vështira, në moshë të re. Ne duam shumë seriozisht të investojmë shumë kreditet tona politike për Kavajënm, edhe Rrogozhinën padyshim”, theksoi ai./abcnews.al