“Furtunë” te dogana, largohet Drejtori i Përgjithshëm, ja kush emërohet

schedule16:00 - 31 October, 2019

schedule16:00 - 31 October, 2019

Arlind Gjokutaj është larguar nga detyra. Për ta zëvendësuar, është vendosur zëvendësi i tij Gjon Bardhi. Asnjë detaj tjetër nuk u dha për këtë lëvizje, dhe e vetmja hipotezë është mos implementimi i planit të të ardhurave, i cili në fund të nëntë muajve të parë është 4 % më pak se sa ishte planifikuar. Pra me një humbje prej 5 miliardë lekësh ose rreth 40 milion euro.

Gjon Bardhi
Gjon Bardhi

Ishte e njëjta arsye që korrikun e kaluar, çoi atëherë, në largimin e drejtorit të përgjithshëm të doganave, vetëm 3 muaj nga fillimi i emërimit të tij.

Vetëm pak ditë pasi erdhi në detyrë, më 3 prill, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe patën një mbledhje me Enton Duron dhe drejtuesin e ri të Doganave, Arlind Gjokutaj i emëruar në të njëjtën kohë me drejtuesin e Tatimeve.

Nga sa u mësua në atë kohë, mbledhja ishte me tone të ashpra dhe me piketa të qarta nga kreu i qeverisë, për të ndryshuar situatën në Tatime, përmes një reformimi të thellë të të gjithë administratës. Në atë kohë, drejtuesve të rinj ju la një muaj kohë për të treguar rezultatet, që mesa u pa është shtyrë në tre muaj.

Largimi i Gjokutajt vjen në një kohë kur Policia e Shtetit ka nisur një sërë operacionesh kontrolli në portet dhe doganat e vendit. Jo më larg se dy ditë më parë, 200 policë mësynë në ambientet e Doganës së Tiranës, nga ku u shoqëruan 7 persona, mes tyre edhe punonjës të pikës së kontrollit./abcnews.al