Furtuna ‘Dumani’ në prag zgjedhjesh/ Petraj: Lista ‘Dumani’ fituese nëse do kandidonte në zgjedhje. Sondazhet duhen bërë nga ekspertët

schedule20:14 - 19 Mars, 2025

schedule 20:14 - 19 Mars, 2025

Avokati Edmond Petraj i ftuar në studion e ‘Real Story’ komentoi furtunën Dumani në prag të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore. Sipas avokatit, nëse partia e drejtësisë së SPAK do të konkuronte në zgjedhje, do të fitonte. Ai u ndal gjithahstub tek sondazhet ku tha se duhet të bëhen nga ekspertë të fushës, dhe lidhur me dosjen Veliaj theksoi se ka disa elementë që duhen parë te pjesa e shtrëngimit.

“Unë besoj se partia e drejtësisë së SPAK-ut nëse do konkuronte në zgjedhje do fitonte. Populli do Ramën, Berishën, Veliajn në burg. Problemi është se një analizë e shëndoshë dhe një vlerësim i shëndoshë duhet bërë nga ekspertët. Kjo është një mënyrë e re e standartit të hetimit dhe cështjet që hetohen janë komplekse. Nuk kemi të bëjmë me hetime të thjeshta, kemi pjesën e pandëshkueshmërisë për nivelet e larta në politikën shqiptare, është një praktikë e re që është prekur edhe pse është diskutuar. Duhet bërë analiza e fakteve që të bëhet përballje dinjitoze. Sondazhet duhen bërë me ekspertët e fushës. Problematika në drejtësi po japin ato që kemi folur vazhdimisht. I njëjti kod i procedurës penale është.

Nëse heton Veliajn për pastrim parash, dosja duhet sqaruar. Pjesa e dyshimit të prokurorit duhet të fokusohet te dosja jo te rruga që hapi vetë dhe e ktheu në boomerang. Ka disa elementë që duhen parë të pjesa e shtrëngimit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!