Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Furnizonte grupet kriminale me armë/ Tiranë, pranga 46 vjeçarit, përdorte taksinë për të shmangur policinë

schedule09:22 - 8 Nëntor, 2025

schedule 09:22 - 8 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Gun Expert’, ku në pranga ka përfunduar një 46 vjeçar.

Sipas burimeve të policisë, ky shtetas furnizonte me armë zjarri grupet kriminale dhe përdorte taksinë e tij për t’iu shmangur kontrolleve të policisë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë në Rrugën e Dibrës, teksa drejtonte mjetin e tij taksi. Gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit , iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

/ abcnews.al / 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!