Furnizonte dyqanin e mishit me drogë, pranga shqiptarit

schedule17:59 - 2 Prill, 2018

schedule 17:59 - 2 Prill, 2018

Policia italiane ka vënë një pranga një shqiptar, 33 vjeç, për të cilin kishte një urdhër arresti nga autoritetet e drejtësisë së shtetit fqinj. 33-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në aeroportin e Genoa-s. Ai konsiderohet si një nga furnizuesit e drogës në Ponente.

Në veçanti ai kishte klientë një çift, një shqiptar 28 vjeç dhe një 25-vjeçareje italiane, të cilët e ushtronin aktivitetin e paligjshëm në një dyqan mishi. Si përfundim, ata shisnin kokainë dhe hashash.

Madje sipas policisë, shqiptari dhe çifti përdornin fjalë të koduara në vend të gramaturave të ndryshme të drogës së kërkuar. Bifteku “fiorentina”, brinjë dhe fileto zëvendësonin peshën prej 20, 10 apo 5 gramëve lëndë narkotike.

Ndërsa me “faturë”, shqiptari 33-vjeçar i referohej pagesës që duhet të bënte çifti. Kokaina që 33-vjeçari siguronte për ata arrinte në një vlerë qarkullimi prej 50 mijë euro në javë.

Akuzat për të janë ato të shpërndarjes së drogës dhe pastrimit të parasë. Sipas hetimeve, ai do t’i riinvestonte paratë e fituara nga droga, në blerjen e makinave, që më pas do të shiteshin në Shqipëri./abcnews.al